Si u vodhën të dhënat e SPAK-ut për llogari të ‘Ramës’ nga e-mail-i i Enkeleda Millonait dhe dy prokurorëve të tjerë
Është zbardhur dosja që shpjegon se si u “aksesuan” kompjuterët e tre prokurorëve të SPAK-ut.Sipas akteve hetimore, gjithçka nisi kur u vu re se materiale sekrete hetimore po qarkullonin në format “Word” dhe po përfundonin te persona jashtë institucionit. Ndërkohë, nga verifikimet teknike nuk rezultoi asnjë shenjë se rrjeti ishte çarë me metoda të sofistikuara hakerimi. Në dosje theksohet se hyrja në të dhëna ka ndodhur në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes postës elektronike zyrtare, pasi disa llogari kishin mbetur me fjalëkalimin fillestar të dhënë nga IT në nisje të punës dhe nuk ishte ndryshuar kurrë, për shkak të pakujdesisë së prokurorëve. Pikërisht këtu përmenden tre llogari prokurorësh që, sipas dosjes, rezultojnë të jenë bërë të aksesueshme: behar.dibra, enkelida.millonai dhe elida.kackini — e-mail-e që, siç pretendohet...
Burimi:
sot.com.al