Si u shembën brenda pak muajsh rrugët e ‘florinjta’ të dyshes Rama-Balluku

Si u shembën brenda pak muajsh rrugët e ‘florinjta’ të dyshes Rama-Balluku

Një shi ka zhbërë propagandën e Rilindjes së Edi Ramës në infrastrukturë. Realiteti në terren na ka treguar këto 3 muaj e fundit se të gjitha rrugët e ‘florinjta’ të Rama-Ballukut kanë qenë thjeshtë fasadë, ashtu siç është çdo punë e rilindjes. Rrugë kombëtare dhe tunele të inauguruara me ceremoni pompoze po shemben, po çahen ose po mbushen me ujë vetëm pak muaj pas përfundimit të tyre. Të nisim nga më e hershmja, kur në shkurt 2024, rruga Korçë-Ersekë, e cila kushtoi rreth 60 milionë euro, u shemb duke u kthyer në një rrezik serioz për qarkullimin e qytetarëve. Zona ishte mbushur me dhe, me një mur rrethues i cili nuk ka mbajtur duke u shembur dhe shkaktuar dëme të mëdha. Në nëntor 2025, u...