Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit për shkak të korrupsionit

Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit për shkak të korrupsionit

Në 29 prill të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 7.7 milionë euro me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.” E thënë thjesht kjo është mirëmbajtja e sistemit dhe serverit të fiskalizimit që bën të mundur lëshimin e faturave nga bizneset.Por 10 ditë pas shpalljes, tenderi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga një kompani e quajtur CSP shpk. Në ankesa kompania godiste kriteret e vendosura nga AKSHI duke i kërkuar Komisionit të Prokurimeve Publike modifikimin e tyre.KPP-së iu deshën dy muaj për të dalë me një vendim. Në datën 1 korrik të vitit të kaluar, organi suprem i tenderave pranoi pjesërish ankesën e kompanisë CSP...