Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit/ BIRN nxjerr argumentet e Apelit: U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme
Prokuroria e Posaçme sekuestroi në nëntor 2024 dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj në Tiranë, por njëra prej tyre u revokua me argumentin se masa e sekuestros ekuivalente ishte e papërshtatshme. Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë. Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të njëjtin procedim penal me Metën. Sipas arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë, vilat u sekuestruan mbi bazën e nenit 36 të Kodit Penal si pasuri që “rrjedhin ose fitohen drejtpërdrejt ose...
Burimi:
javanews.al