Si po fundosen të korruptuarit me dosje në SPAK, 156 letër-porosi jashtë vendit, nga Franca, SHBA, në Qipro, deri në…

Si po fundosen të korruptuarit me dosje në SPAK, 156 letër-porosi jashtë vendit, nga Franca, SHBA, në Qipro, deri në…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar gjatë vitit 2025 në kuadër të hetimeve për korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin. Sipas raportit vjetor të institucionit, prokurorët e posaçëm kanë dërguar gjithsej 156 kërkesa për ndihmë juridike drejt autoriteteve të huaja, duke përfshirë vende të Bashkimit Evropian, rajonit dhe Amerikës Latine. Këto letër-porosi synojnë sigurimin e provave, verifikimin e transaksioneve financiare dhe gjurmimin e aktivitetit kriminal jashtë territorit të Shqipërisë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, autoritetet e huaja kanë ekzekutuar deri tani 55 kërkesa, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në proces, duke treguar shtrirjen ndërkombëtare të hetimeve që lidhen me trafikimin e drogës, pastrimin e parave, krimet e rënda dhe veprat penale të korrupsionit. Kërkesat për ndihmë juridike...