“Si mundet një e pandehur të kryejë detyrë?”/ Xhixho: Dëshmitarët që po dëshmojnë në SPAK, janë vartës të Ballukut
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, deputetja Erisa Xhixho, gjatë një interviste televizive, foli për pritshmëritë e nesërme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK për lejimin e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Xhixho tha se opozita pret që Këshilli i Mandateve të marrë një vendim legjitim, pasi prej dhjetorit po zvarritet mbledhja e tij. “Kemi thënë se duhet të futet me procedurë të përshpejtuar kërkesa për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Prokurorët e SPAK kanë kërkuar në dhjetor, përmes provave se duhet të merret vendimi sa më parë brenda 3 ditëve pasi intimidon dëshmitarët dhe mund të prishë provat. Sepse ato që dëshmojnë në SPAK janë vartës të zonjës Balluku, Si mundet...
Burimi:
sot.com.al