Si ka vdekur rilindja e famshme e Ramës…edhe me 83 mandate

Si ka vdekur rilindja e famshme e Ramës…edhe me 83 mandate

Nga rilindja synuar apo e pretenduar e Shqipërisë, duke u vëtshpallur si reformues në themel i saj, Rama e ka braktisur tashmë këtë kredo, ndodhur kjo që në fushatën zgjedhore të majit, duke rishpikur një kredo tjetër: kinse atë skënderbejane, për futjen e Shqipërisë në Europë. Po rilindja?! Ajo qartazi ka dështuar, në çdo zë, veç atij aspekti zhvillimor që është dhe inercik, edhe kontekstual, siç ka ndodhur dhe me qeverisje të tjera, ndërkohë që plagët e shoqërisë shqiptare, ato në rrënjë, mbeten të pashëruara, më keq akoma dhe të agravuara. Mjaft që psikoza kolektive që Shqipëria nuk bëhet është bërë edhe më e zëshme, edhe më dominante, edhe më e artikulueshme, ndoshta si kurrë më parë. Pra, pikërisht nën qeverisjen e tij që erdhi...