Si i bleu Edi Rama me statuse të investitorit strategjik TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, akuza e gazetares…
Në momentet e tensionit me Ambrozia Metën në sallën e konferencave në kryeministri, shumëkujt mund t’i ketë bërë përshtypje se si shefi i qeverisë Edi Rama u tregua më i përmbajtur se zakonisht përballë gazetares; nuk pati shpërthime nevrastenike dhe as nuk e baltosi personalisht atë. Ndërsa sulmonte televizionin Syri Tv me akuzat për pastrim parash dhe deformonte emrin e drejtuesit të televizionit, Çim Peka, Rama ishte i kursyer me vetë gazetaren, duke iu lutur vazhdimisht që ajo të ndalej dhe ta lejonte të fliste. “Do më lësh të flas deri në fund?,” pyeste Rama vazhdimisht, “Jam aq i lirë sa je ti dhe të tjerët që thoni gjërat që doni” argumenton ai. “Unë dua fjalën këtu. Si mund t’i kërkohet dikujt të japë përgjigjen...
Burimi:
sot.com.al