“Si Escobari ndaj gjyqtares Sánchez”, Xhaferri shpërthen ndaj Ramës: 10 shkurt, shqiptarët kundër narkoshtetit

“Si Escobari ndaj gjyqtares Sánchez”, Xhaferri shpërthen ndaj Ramës: 10 shkurt, shqiptarët kundër narkoshtetit

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka denoncuar veprimet e Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për kërcënimin e segmenteve të drejtësisë në Shqipëri. Xhaferri krahasoi kërcënimet e Ramës ndaj sistemit të drejtësisë me ato të Pablo Escobar ndaj gjyqtares Judge Sánchez, duke theksuar se këto praktika janë të paprecedentë për një kreu shteti. Ai thekson se kërcënimet e Ramës nuk janë për individë të caktuar, por për mbrojtjen e interesave të tij dhe të lidhjeve me krimin e organizuar. Deputeti paralajmëron se shqiptarët do të dalin në protestë më 10 shkurt, për të kundërshtuar këtë formë qeverisjeje që ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet. Postimi: Rama i kërcënon segmente të drejtësisë ashtu siç i kërcënonte Escobari...