Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka komentuar konfliktin në Iran. Ai foli për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri dhe rolin që kanë pasur qeveria e Ramës dhe Berishës në këtë proces. Në një intervistë për Klan News, Mediu u shpreh se muxhahedinët u pranuan që në qeverisjen e Berishës, pasi rrezikonin të eliminoheshin. “Berisha pranoi vetëm disa muxhahedinë, por Rama i mori të gjithë”, deklaroi Mediu. Ai shtoi se opozita iraniane ishte në rrezik të eliminimit dhe vendosja e tyre në Shqipëri u bë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Opozita iraniane ishte në rrezik të eliminimit fizik dhe do vendoseshin në vendet aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata ishin të mirëpritur. Por sot, ne i kemi izoluar tërësisht, sikur janë njerëz...
Burimi:
javanews.al