Si duhet lexuar “kacafytja” Rama-Fevziu…

Si duhet lexuar “kacafytja” Rama-Fevziu…

Debati i fundit mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu ka ndezur një tjetër cikël tensioni mes politikës dhe medias në Shqipëri. Shkak u bë një emision i Opinion, ku Fevziu akuzoi disa ministra se kishin braktisur detyrat për udhëtime private në kulmin e krizës së shkaktuar nga përmbytjet. Rama reagoi me ironi, duke e paraqitur median kritike si “opozitën e vetme” që i ka mbetur vendit, ndërsa Fevziu iu kundërpërgjigj duke e akuzuar se po shmang problemet reale të qytetarëve sikurse është edhe menaxhimi i emergjencave të fundit. Kjo përplasje nuk mund të kuptohet e shkëputur nga marrëdhënia e gjatë e Ramës me TV Klan. Ky televizion, një nga më të fuqishmit në vend, është pronë e Aleksandër Frangajt, i cili ndër vite...