Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi dje, 29 janar, një seminar me organizatën “Qëndresa Qytetare”, ku u diskutua për përmirësimin e mekanizmave të monitorimit të fushatave zgjedhore dhe forcimin e procesit të hetimit administrativ. Në aktivitet morën pjesë anëtarë të organeve drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e zgjedhjeve. Takimi shërbeu si një hapësirë e strukturuar për diskutim, analizë dhe shkëmbim përvojash mbi problematikat e hasura në proceset zgjedhore të mëparshme. Sipas Celibashit, fokusi i seminarit ishte identifikimi i vështirësive të konstatuara gjatë zgjedhjeve të kaluara, si dhe paraqitja e propozimeve konkrete për përmirësimin e monitorimit të fushatave dhe rritjen e efektivitetit të hetimit administrativ. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje të rëndësishme, si...