Si do modernizohet bujqësia? Rama: Do bëjmë regjistrin e fermave e kafshëve, fatkeqësi nëse…

Si do modernizohet bujqësia? Rama: Do bëjmë regjistrin e fermave e kafshëve, fatkeqësi nëse…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë, më 22 dhjetor, në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku prezantoi mekanizmat praktikë për mbështetjen e bujqësisë shqiptare dhe përgatitjen e sektorit për standardet e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e përgatitjes për ndryshimet që sjell anëtarësimi në BE, duke paralajmëruar se prodhimet që nuk përmbushin standardet nuk do të pranohen më në tregun europian. Po ashtu, ai prezantoi edhe disa nga ndryshimet konkrete që qeveria po implementon, mes të cilave, finalizimi i regjistrave kombëtarë të fermave dhe kafshëve. “Çfarë do të bëjmë ne konkretisht? Sepse janë dy anë të të njëjtës medalje. Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administrimit të kontrollit, do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave...