Shumica e opozita të ndara në Berlin, takime në Bundestag për integrimin, PD ankohet për pengimin e drejtësisë
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste e Partisë Demokratike kanë zbarkuar në Berlin për të zhvilluar takime me figura të rëndësishme të Bundestagut dhe qeverisë gjermane. Delegacioni i drejtuar nga kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me Presidenten e Bundestagut Julia Klöckner. Në këtë takim u diskutua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe mbështetja e Gjermanisë për vendin tonë në rrugën e integrimit. Sfidat që Shqipëria ka në rrugën për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian u diskutuan edhe gjatë takimit me kryetarin e Komitetit për Çështjet Evropiane Anton Hofreiter. Pjesë e delegacionit të parlamentit janë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Iris Luarasi, Erion Malaj. Në këtë vizitë kryeparlamentari Niko Peleshi zgjodhi të mos marrë përfaqësues nga Partia...
Burimi:
vizionplus.tv