“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, në një prononcim për gazetarin Enkel Xhangoli për Klan News foli për skenarin e protestës së sotme të Partisë Demokratike. Ai tha se këtë të dielë nuk do të ketë më fjalime politike, ndryshe nga protestat e mëparshme, ndërsa paralajmëroi për një radikalizim. “Si gjithmonë, ju e dini mjaft mirë që skenari zbulohet kur shkohet. Ju garantoj se do të ketë shumë aksion. Nuk do të ketë fjalime.”, tha Këlliçi, i cili shtoi se “mesazhet do të jepen në forma të tjera dhe në një formë tjetër aksioni”. Ky ndryshim skenari sipas tij vjen si kërkesë e qytetarëve që “duan një aksion politik konkret dhe radikalizim të fjalimeve politike.” “Do të shihni fillimisht një grumbullim para Kryeministrisë dhe më pas...