Shuhet Ahmet Omi, Boçi: Shkodra humbi një personalitet të rëndësishëm

Shuhet Ahmet Omi, Boçi: Shkodra humbi një personalitet të rëndësishëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook për ndarjen nga jeta të Ahmet Omit, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore në Shkodër. Në mesazhin e tij, Boçi shprehet se Shkodra humbi një figurë me vlera të spikatura njerëzore dhe qytetare, ndërsa thekson se këshillat e tij, të mbështetura në urtësi, edukim dhe përvojë të gjatë, ishin të çmuara për këdo që pati fatin ta njohë. Sipas Boçi, Ahmet Omi, përfaqësues i familjes së njohur Omi në Shkodër, e nisi angazhimin politik me Partinë Demokratike që në fillimet e saj. Për shumë vite ai mbajti detyrën e sekretarit të Degës së PD-së në Shkodër, duke drejtuar procese të rëndësishme në...