Shuarja e masës së pezullimit nga detyra, GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Shuarja e masës së pezullimit nga detyra, GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Balluku kishte paraqitur sot, më 13 mars 2026, një kërkesë pranë gjykatës me objekt revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, e cila i ndalon ushtrimin e funksioneve të larta shtetërore si zv.kryeministre e Republika e Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Masa ndaj saj ishte vendosur nga Gjykata e Posaçme, ndërsa në kërkesë ajo kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes apo rënies së kësaj mase sigurimi. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga e pandehura. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesja (e pandehura)...