Shtyhet sërish seanca për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci nuk paraqitet në GJKKO
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci. Për herë të tretë Beci nuk u paraqit në gjyq, teksa i ka dhënë prokurë të posaçme avokatit të tij Ervin Metallës, i cili kishte njoftuar se ndodhet në një proces tjetër. Benet Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Gjyqtarja Marinela Osmani shtyu seancën për të martën e ardhshme më 24 shkurt, ku SPAK do të lexojë kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes dhe mbrojtja do të bëjë kundërshtimet. E pandehur në këtë proces është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-drejtorit të përgjithshëm të autoritetit rrugor Evis Berberi që ndodhet në arrest. Sipas...
Burimi:
sot.com.al