Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Është shtyrë përsëri seanca e zhvilluar këtë të hënë, ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për dosjen e “Sterilizimit”. Raportohet se arsyeja e shtyrjes së seancës së radhës gjyqësore ndaj ish-ministrit u bë për shkak se mungonin të dy avokatët mbrojtës të ish-ministrit. Beqaj mori për pak minuta fjalën, ku u bëri thirrje gjyqëtarëve të inspektojnë kontratën për Sterilizimin pasi s’ipas tij prokurorët nuk e bënë kurrë këtë, ndonëse ajo përfundon më 8 mars të këtij viti. “Ndjesë, se do them një gjë, që nuk ështe brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm...