Shty njëri e shty tjetri për Ballukun/ Paloka: Gjykata Kushtetuesja mes disa zjarresh
Edi Paloka, e cilësoi cështjen si një “lojë të koordinuar” mes qeverisë, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit, me synim mbrojtjen e zëvendëskryeministres. Sipas Palokës, institucionet po “ia kalojnë topin njëri-tjetrit” për të zvarritur procesin dhe për të shmangur marrjen e një vendimi. Ai argumenton se kjo strategji dëshmon një ndërveprim të dyanshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Paloka pretendon se Gjykata Kushtetuese ndodhet “mes dy zjarreve”: nga njëra anë presioni i kryeministrit Rama dhe nga ana tjetër, presioni nga faktori ndërkombëtar. Në këtë kontekst, deputeti demokrat zbuloi se edhe vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë ka pasur lidhje direkte me çështjen “Balluku”, edhe pse takimet u mbajtën konfidenciale. Sipas tij, ky presion ndërkombëtar është arsyeja pse Gjykata Kushtetuese heziton të marrë...
Burimi:
ntv.al