‘Shteti në këmbë për Ballukun’, Kapri: 82 deputetë mbrojtën korrupsionin, bllokadë drejtësisë

‘Shteti në këmbë për Ballukun’, Kapri: 82 deputetë mbrojtën korrupsionin, bllokadë drejtësisë

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri e ka quajtur një turp vendimin e mazhorancës socialiste këtë të enjte, që e rrëzoi në Kuvend me 82 vota kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish.zv kryeministres Belinda Balluku. Duke iu referuar numrit të lartë të efektivëve të policisë që ishin në terren përreth Parlamentit gjatë kohës që në seancën plenare u votua kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Kapri nënvizon se i gjithë shteti dhe pushteti “u ngritën në këmbë sot për ta mbrojtur Belinda Ballukun. “Policia në gatishmëri me mijëra forca në mbështetje të zyrtarëve të korruptuar”. Kapri thekson se deputetët socialist u futën në historinë e turpit duke u bërë “barrikadë për drejtësinë” ndaj zyrtarëve të lartë. “Si duhet të ndihet një politikan...