‘Shteti ka rënë’, Korreshi: Rama po fiton kohë për të intimiduar dhe zhdukur prova

‘Shteti ka rënë’, Korreshi: Rama po fiton kohë për të intimiduar dhe zhdukur prova

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në një emision televiziv, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi ndodhet në një situatë të rëndë institucionale dhe morale. Sipas Korreshit, “fati i vetëm i Ramës është që ka ende votat në Parlament”, ndërsa shtoi se mazhoranca ka humbur çdo limit dinjiteti. Ai kritikoi mënyrën se si janë mbyllur mbledhje pa datë dhe, sipas tij, është përhapur qëllimisht lajmi se ka pasur dakordësi me opozitën për shtyrje, gjë që ai e mohoi. Deputeti demokrat theksoi se opozita kishte kërkuar minimalisht një afat 48 ose 72-orësh, ashtu siç kërkon edhe Prokuroria e Posaçme dhe siç vepron gjykata në rastet e masave të sigurimit. Ai shtoi se pritja e Gjykatës...