“Shteti i së drejtës në rrezik”/ Xhixho denoncon Ramën: Kryeministri përdor drejtësinë për të luftuar kundërshtarët

“Shteti i së drejtës në rrezik”/ Xhixho denoncon Ramën: Kryeministri përdor drejtësinë për të luftuar kundërshtarët

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho pati një takim në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, ku njofton se diskutoi forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë bisedës, Xhixho ngriti shqetësime lidhur me ndikimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar në Shqipëri, duke theksuar se lufta kundër tyre duhet të mbetet prioritet në axhendën e sigurisë, me mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së. Në një postim në facebook, Xhixho gjithashtu vuri theksin te,përdorimi i drejtësisë nga qeveria si një mjet për të goditur kundërshtarët politikë “Në Kongresin Amerikan, u takova me kongresmenin Robert Aderholt, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë bisedës, shpreha shqetësimin...