“Shteti fshihet pas heshtjes”, Beqiri për 21 janarin: Berisha fshiu arkivat e televizioneve
U mbajtën këtë të mërkurë në godinën e Kryeministrisë homazhe me rastin e 15-vjetorit të ngjarjes tragjike të 21 janarit, ku katër qytetarë humbën jetën në protestën e thirrur nga Partia Socialiste. Avokati Idajet Beqiri ngriti akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe institucioneve të drejtësisë gjatë një interviste televizive, duke deklaruar se janë fshirë arkivat e televizioneve dhe se mungojnë pamjet bruto të një ngjarjeje të rëndësishme. Sipas Beqirit, SPAK nuk ka vepruar siç duhet për mbledhjen e provave, madje as pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ndërsa hapja e dosjes, sipas tij, është meritë e Kolegjit të Lartë. Ai theksoi se drejtësia në Shqipëri nuk është tërësisht e “kalbur”, duke vlerësuar integritetin e disa gjyqtarëve, mes tyre edhe Irena Gjoka, si dhe...
Burimi:
sot.com.al