“Shtetarë që vranë për të mbrojtur pushtetin e tyre”/ Tensione në Kuvend, Sali Berisha bllokon foltoren, rrethohet nga Garda

“Shtetarë që vranë për të mbrojtur pushtetin e tyre”/ Tensione në Kuvend, Sali Berisha bllokon foltoren, rrethohet nga Garda

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme plenare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha debatoi me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Berisha, gjatë fjalës së tij, i quajti zyrtarët e Partisë Socialiste përfaqësues të “së keqes banale”,  duke iu referuar teorisë së filozofes gjermane Hannah Arendt. I menjëhershëm ishte reagimi i Gogut, ndërsa Berisha bllokoi foltoren pasi ministri përfundoi fjalën. Debati: Sali Berisha: Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes së shquar gjermane, Hanah Arendt, e cila vendosi të ndjekë gjyqin kundër Eichmann-it, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies dhe dhomat e gazit miliona hebrenj. Arendt u ul në seancën e gjyqit dhe ndoqi të gjitha seancat, mirëpo për habinë e atyre që prisnin konkluzionin e saj,...