“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme një rezolutë “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Lajmi u konfirmua nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në rrjetet sociale, që njoftoi se rezoluta është urgjente. Për këtë në mëngjes pritet që detajet për projekt-rezolutën të jepen në një mbledhje të Konferencës së kryetarëve, e cila do ta fusë nismën në rendin e ditës. Më pas do të jetë komisioni për punët e jashtme që do të japë miratimin e tij për t’ia kaluar atë seancës plenare që është thirrur në orën 10. Nisma u paralajmërua nga kryeministri Rama, ndërsa në rezolutë theksohet se Republika Islamike e Iranit, përmes institucioneve të saj...