Shtet fajdexhi? VKM-ja e qeverisë qё tё merr shtёpinё dhe pasurinё
Edi Rama ka nёnshkruar Vendimin nr. 140, datë 6 mars 2026, një akt që rregullon procedurat për rikuperimin e garancive shtetërore, huave dhe nënhuave të pakthyera, si dhe marrjen në pronësi dhe shitjen e pasurive të debitorëve nga shteti. Vendimi, i propozuar nga Ministria e Financave, i jep kompetenca “fajdexhiu” Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP) – Ish ATK-së, Agjensisё sё Trajtimit tё Kredive. Pra, kjo agjensi sipas VKM-sё merr kompetenca për të ndërhyrë në rikuperimin e detyrimeve që lidhen me garancitë sovrane qё lindёn pas Pandemisё sё vitit 2020, por dhe mё pas, si dhe pёr kreditë e vjetra të transferuara nga bankat shtetërore para privatizimit të tyre. Kёtu bёhet fjalё pёr kredi “traktorёsh” qё datojnё qё nga viti 1993, vazhdojnё me kredi...
Burimi:
sot.com.al