“Shqiptarët nuk mund të heshtin më”/ Xhaferri: Qeveria Rama fajtor për eksodin e popullsisë, në 10 shkurt në shesh

“Shqiptarët nuk mund të heshtin më”/ Xhaferri: Qeveria Rama fajtor për eksodin e popullsisë, në 10 shkurt në shesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka shpallur sot mobilizimin qytetar për 10 shkurt, duke u bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në shesh për të protestuar kundër eksodit masiv të rinisë dhe profesionistëve të talentuar, fenomen që sipas tij është pasojë direkte e politikave të qeverisë Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri thekson se nën qeverisjen e Ramës Shqipëria po humbet çdo vit mijëra të rinj të kualifikuar, ndërsa vendi po përballet me tkurrjen më të madhe demografike në Europë për grupmoshën 15–29 vjeç. Ai akuzon qeverinë për kriminalizimin e ekonomisë, korrupsion dhe mungesë meritokracie, duke argumentuar se këto janë arsyet kryesore që e detyrojnë rininë të largohet nga vendi. Xhaferri fton qytetarët që më 10 shkurt të jenë në shesh për të...