“Shqiptarët faktor shtetformues”, Begaj vizitë në Maqedoninë e Veriut, kërkon zbatimin e ligjit të gjuhëve

“Shqiptarët faktor shtetformues”, Begaj vizitë në Maqedoninë e Veriut, kërkon zbatimin e ligjit të gjuhëve

Gjatë një vizite zyrtare ne Maqedoninë e Veriut, Presidenti Bajram Begaj kërkoi një përfaqësim dinjitoz të faktorit shqiptar atje dhe zbatim të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. “Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka qenë, është e do të vijojë të jetë një faktor shtetformues, bashkëpunues, përfshirës, konstruktiv dhe demokratik, me kontribut kyç në avancimin Euroatlantik”, tha Presidenti. Gjatë një konference të përbashkët me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Begaj u ndal edhe te zbatimi i projektit strategjik të Korridorit VIII. “Korridori VIII është shembulli më i qartë se si bashkohen siguria dhe zhvillimi. Ai lidh Mesdheun me Detin e Zi, shkurton distanca, ul kosto, rrit konkurrueshmërinë. Për biznesin është arterie tregtie, për qytetarët është mundësi punësimi, për rajonin është mesazh sigurie dhe se...