Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!
“Shqipëria ndodhet në një spirale autoritarizmi kleptokratik nga e cila nuk mund të dalë pa një ndryshim politik të vërtetë”. Kështu u shpreh në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN demokrati Genc Pollo, sipas të cilit, as SPAK-u, as media dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund ta shpëtojnë vendin, nëse nuk ka një ndërgjegjësim shoqëror dhe një rotacion pushteti në rrugë kushtetuese. “12 vitet e fundit janë një trajektore e trishtuar si e Partisë Demokratike në opozitë, po ashtu edhe e Shqipërisë drejt një autokracie kleptokratike dhe pavarësisht se Partia Demokratike në opozitë mund të mos ketë patur, forcën që kishte PS-ja në opozitë para se të vinte pushtet, apo PD-ja në 2004-n. Megjithatë mbetet shpresa e vetme e madhe që në këtë...