“Shqipëria zbrazet, shteti rritet!”, Tabaku: Emigracioni arrin në 82%, administrata në rekord historik punësimesh

“Shqipëria zbrazet, shteti rritet!”, Tabaku: Emigracioni arrin në 82%, administrata në rekord historik punësimesh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për krizën demografike në Shqipëri dhe rritjen e vazhdueshme të administratës publike, duke theksuar se vendi po përballet me një kontrast të fortë mes largimit të qytetarëve dhe zgjerimit të shtetit. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku publikoi një grafik të bazuar në të dhënat e INSTAT, sipas të cilit numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2001 rreth 800 mijë shqiptarë jetonin jashtë vendit, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 1.46 milion, një rritje prej 82%. Në të njëjtën kohë, popullsia rezidente në vend ka rënë me rreth 20%. Sipas saj, ndërkohë që vendi po përballet me largim të vazhdueshëm të qytetarëve,...