“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe shënoi një moment tejet të rëndësishëm, ku mori pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ai bëri të ditur se, gjatë paneleve të organizuara, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, diskutuan mbi përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm, rritjen e kapaciteteve energjetike dhe rolin e teknologjisë në procesin e integrimit europian. Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh krenar për bashkëpunimin trilateral mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar rolin kyç të Shqipërisë në krijimin e kapaciteteve të gjenerimit të energjisë së gjelbër. Sipas tij, energjia do të transmetohet përmes një kablli nënujor drejt Italisë dhe vendeve të tjera, duke i dhënë vendit një avantazh të rëndësishëm strategjik. Kryeministri theksoi...