Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, Izraeli: Përgëzoj kryeministrin Rama, rezolutë historike

Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, Izraeli: Përgëzoj kryeministrin Rama, rezolutë historike

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Shqipërisë për të shpallur Iranin shtet që sponsorizon terrorizmin, duke e cilësuar këtë hap si historik. Në një reagim publik, ministry  Gideon Sa’ar përgëzoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e rezolutës. Sipas tij, shpallja e Republikës Islamike të Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin përbën një qëndrim të fortë në mbrojtje të vlerave demokratike. Ai theksoi se, sipas përmbajtjes së rezolutës, terrorizmi në të gjitha format e tij mbetet një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike, duke shtuar se ky vendim reflekton qartë dimensionin moral të politikës së jashtme të Shqipërisë. “E përgëzoj Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të...