“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia shqiptare po vijon të rritet me ritme të qëndrueshme, duke e pozicionuar vendin ndër ekonomitë me performancën më të lartë për vitet e ardhshme, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në podcast-in e tij “Flasim”, kreu i qeverisë theksoi se deri në vitin 2030 pritet një rritje prej rreth 32% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, ndërsa e lidhi këtë trend me reformat ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve kryesorë, si dhe me rritjen graduale të pagave në vend. “Shqipëria vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm rritje ekonomike, duke u pozicionuar ndër vendet me performancën më të lartë për vitet në vijim, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në Shqipërinë 2030 pritet një rritje prej rreth 32%  e Prodhimit të Përgjithshëm...