“Shqipëria, progres me drejtësinë”, Komisioni Europian: Të ruhet pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni mbetet problem
Vizion Plus ka siguruar draftin e pozicionit të përbashkët për piketat e ndërmjetme të hartuar nga Komisioni Evropian për grupkapitullin e themeloreve. Drafti mban datën 26 shkurt dhe po shqyrtohet nga grupi i punës për zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE (COELA). Dokumenti i hartuar nga Komisioni Evropian ka nota pozitive duke vlerësuar progresin e Shqipërisë në grupkapitullin e themeloreve. “Komisioni vëren se Shqipëria në përgjithësi ka përmbushur kriteret e ndërmjetme për kapitujt 23 dhe 24 për Shtetin e së Drejtës, ka rritur më tej nivelin e përafrimit dhe po bën progres në zbatimin e acquis së BE dhe standardeve evropiane në këtë grup kapitull.” Drafti analizon situatën dhe skicon rrugën ku duhet të ecë Shqipëria në procesin e negociatave për grupkapitullin e...
Burimi:
vizionplus.tv