“Shqipëria po thellon korrupsionin”, Shkurti paralajmëron: Ligji i ri për AKSHI mund të kalojë me urgjencë në Parlament
Korrupsioni në Shqipëri është kthyer në sistem. Kështu u shpreh në një emision televiziv, gazetari Armir Shkurti, duke theksuar se mesazhet e fundit nga ndërkombëtarët tregojnë shqetësim për rritjen e korrupsionit dhe mungesën e progresit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas tij, një vend që thellon problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mund të avancojë në procesin e integrimit europian. “Ndërkombëtarët kanë thënë është rritur korrupsioni në Shqipëri. Do të thotë që Edi Rama të vetmen gjë që nuk ka detyrë të bëjë është të fusë Shqipërinë në BE. Pra e ka detyrë formale, por ka detyrë informale të atyre që e kanë sjellë dhe mbajnë pushtet të mos fusë Shqipërinë në BE, për shkak se tek ai kryqëzohet krimi i organizuar, korrupsioni...
Burimi:
sot.com.al