‘Shqipëria po ndërton një ekonomi hoteli’, Tabaku jep alarmin: Po shesim shërbime, tokë dhe beton, kurse prodhimi po…

‘Shqipëria po ndërton një ekonomi hoteli’, Tabaku jep alarmin: Po shesim shërbime, tokë dhe beton, kurse prodhimi po…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për drejtimin që po merr ekonomia shqiptare, duke e cilësuar modelin aktual si të pabalancuar dhe të rrezikshëm për zhvillimin afatgjatë të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku i referohet të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, sipas të cilave ekonomia vijon të shënojë rritje në terma statistikorë, ndërsa kapacitetet prodhuese, industria dhe bujqësia janë në rënie. Sipas saj, rritja ekonomike aktuale mbështetet pothuajse ekskluzivisht te turizmi, ndërtimi dhe shpenzimi publik, duke lënë pas sektorët që krijojnë vlerë të shtuar reale dhe vende pune të qëndrueshme. “Shifrat nuk janë thjesht statistika. Janë një paralajmërim për drejtimin që po merr ekonomia shqiptare”, shkruan Tabaku. Deputetja thekson se burimet ekonomike po zhvendosen nga...