“Shqipëria po bëhet vend që mbron korrupsionin”, Këlliçi thirrje për protestë: Vetëm qytetarët mund ta ndalin Rama

“Shqipëria po bëhet vend që mbron korrupsionin”, Këlliçi thirrje për protestë: Vetëm qytetarët mund ta ndalin Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen nesër në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për t’i dhënë një “imunitet ekstra” Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sipas Këlliçit, mbledhja e nesërme nuk ka për qëllim të forcojë ligjet apo të përmirësojë drejtësinë, por synon të mbrojë qeveritarët nga pasojat e korrupsionit. Ai paralajmëron se një veprim i tillë do të vendoste Shqipërinë në mesin e vendeve ku korrupsioni mbrohet me votë. “Me Edi Ramën po bëhemi vend që mbron korrupsionin me votë, nesër në orën 10:00 duhet të dëgjohet zëri yt. Teksa problemi më i madh që ka sot Shqipëria është korrupsioni qeveritar, Parlamenti nesër nuk po mblidhet për të bërë...