Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit
Pas takimit virtual të thirrur këtë të enjte, më 2 prill, nga Mbretëria e Bashkuar për të adresuar krizën në Ngushticën e Hormuzit, ka reaguar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në një postim në rrjetin social X, ministri Hoxha tha se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare. “Sot mora pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, që bëri bashkë homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm. Diskutimet u përqëndruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar...
Burimi:
javanews.al