Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, ambasada amerikane: Shtetet anëtare premtojnë 5 miliardë dollarë Gazën

Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, ambasada amerikane: Shtetet anëtare premtojnë 5 miliardë dollarë Gazën

Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare dhe përpjekjet e rindërtimit në Gaza. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë në një postim në rrjetin social, teksa ka ndarë një postim të Shtëpisë së Bardhë. “Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare dhe përpjekjet e rindërtimit në Gaza”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për takimin inagurues të nismës së Bordit të Paqes, e krijuar nga Presidenti Donald Trump. Kreu i qeverisë do të përfaqësojë Shqipërinë, si një anëtare themeluese, teksa vendi ynë do të ketë një mandat tre vjeçar. 19 shtetet e tjera e firmosën marrëveshjen...