Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit “Preshevo Valley Discrimination Assessment Bill”, një iniciativë që kërkon nga Departamenti i Shtetit raportim të detajuar mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ky projektligj konsiderohet një njohje institucionale e problematikave serioze që përballen shqiptarët në këtë rajon, duke përfshirë çështjet e pasivizimit të adresave, diskriminimit në arsimin dhe punësimin, si dhe kufizimeve në pjesëmarrjen qytetare. Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, akti përfaqëson një hap domethënës në trajtimin serioz dhe transparent të të drejtave të pakicave shqiptare në nivel ndërkombëtar, duke dërguar një sinjal të fortë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë rëndësinë e respektimit...