Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimi Evropian për heqjen përfundimtare të të gjitha masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit. Në një reagim publik, Hoxha u shpreh se ky vendim, edhe pse i vonuar, është një njohje e qartë e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. “Ky hap, edhe pse i vonuar, rikonfirmon përkushtimin e Kosovës ndaj shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit konstruktiv në rajon”, u shpreh ai. Sipas tij, vendimi i BE-së hap një fazë të re për Kosovën, duke i mundësuar akses të plotë në fondet dhe programet evropiane. “Vendimi i sotëm hap një kapitull të ri—duke mundësuar qasje të plotë dhe pa pengesa në...
Burimi:
javanews.al