“Shqipëria përmbytet, sepse vidhet si askund tjetër”/Situata problematike pas reshjeve intensive, Balliu: Shi bie por..
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në disa qarqe të vendit me përmbytjet pas reshjeve të shiut, ku situata më alarmante duket se paraqitet në Durrës. Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu shprehet: Shi bie në të gjithë botën, por në asnjë vend të botës nuk vidhet si në Shqipëri. Ndaj është përmbytur i gjithë vendi! Sipas tij, situata nuk është pasojë e fenomeneve natyrore, por rezultat i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes, mungesës së investimeve reale në infrastrukturë dhe abuzimit me fondet publike, duke lënë qytetarët të pambrojtur përballë çdo reshje intensive.
Burimi:
sot.com.al