“Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë”/ Salianji nga Fieri: Më të votuarit e listave janë përjashtuar
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për drejtësi; nuk ka nevojë për beton, por për shpresë. Nuk ka nevojë për pushtet, por për demokraci – Shqipëria dhe PD kanë nevojë për këtë. Si ka mundësi që për 4 vite jemi të gjithë bashkë, sakrificat i kemi bashkë, por kur vijnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet dhe vendos listat duke përjashtuar ata që dalin të parët. Kjo ka ndodhur në Fier, Tiranë, Elbasan, Dibër dhe Kukës. Këto janë çudira që nuk duhet të ndodhin, sepse njerëzit dhe kontributet e tyre shpërfillen. Ne nuk kemi pushtetin e Rilindjes, as bandat që ka Edi Rama, por kemi mundësinë ta bëjmë partinë tonë si e kërkojnë demokratët. Sot PD po qëndron siç e do Rama, e mbyllur brenda...
Burimi:
sot.com.al