Shqipëria nën ujë! Në Durrës uji futet në qelitë e burgut
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar një situatë të rënduar përmbytjesh në disa qytete të vendit, duke paralizuar qarkullimin, pezulluar mësimin dhe detyruar autoritetet të evakuojnë familje të tëra. Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura. Mësimi është pezulluar në shkollat dhe Universitetin e Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve. Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të...
Burimi:
sot.com.al