Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Muçllari: Përmbytjet tregojnë dështimin total të shtetit, përmbysja e pushtetit e…

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Muçllari: Përmbytjet tregojnë dështimin total të shtetit, përmbysja e pushtetit e…

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar pas përmbytjeve të fundit në vend, duke theksuar se ato janë pasojë direkte e korrupsionit dhe paaftësisë shtetërore, e jo thjesht e kushteve atmosferike. Sipas Muçollarit, dështimi i hidrovorëve, veçanërisht në Durrës, tregon se investimet publike janë propagandë pa efekt real, ndërsa institucionet kanë humbur funksionin e mbrojtjes së qytetarëve. Ai e cilëson këtë situatë si “përmbytje të shtetit”, ku korrupsioni, mungesa e kontrollit dhe kapja e institucioneve prodhojnë krizë ekonomike, sociale dhe institucionale. Në përfundim, Muçollari thekson se kur ligji ndalet përpara pushtetit dhe jo përpara qytetarëve, përmbysja politike bëhet e domosdoshme për të shmangur dëme edhe më të rënda strukturore.   POSTIMI: Përmbytja e shtetit!Përmbytjet e fundit në Shqipëri nuk janë thjesht ngjarje natyrore....