Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në BE në 2030? Shumica e shqiptarëve thonë po. Sipas sondazhit në “Zëri i Shqiptarëve” në “Abc News”, 65.2 % e qytetarëve besojnë tek objektivi i kryeministrit Edi Rama për ta anëtarësuar vendin në union pas 4 vitesh. Kurse 34.8 janë pesimistë dhe mendojnë si Berisha se nuk anëtarësohemi dot. Kampioni për këtë sondazh është 1115 banorë të rritur të vendit. Ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 3%.