Shqipëria në listën amerikane të Gazës?
Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës. “Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkroi Rama në Facebook. Të njëjtën gjë thotë dhe Athina zyrtare, duke saktësuar se dhe Greqia e Qiproja janë ftuar nga Uashingtoni në të ashtuquajturin Bord Paqeje, shumë i diskutueshëm nëse synon vërtet paqen apo jo, pasi nuk besohet, pasi nuk ka prova, që Trump mos jetë në...
Burimi:
tesheshi.com