Shqipëria në Bordin e Paqes, eksperti: Në Parlament mungoi analiza e thelluar
Analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Endri Tafani, ka komentuar nismën për krijimin e Bordit të Paqes për Gazën dhe përfshirjen e Shqipërisë në këtë strukturë të re ndërkombëtare. Sipas Tafanit, ideja e presidentit amerikan Donald Trump për ngritjen e këtij bordi erdhi si pasojë e dështimit të OKB-së për të menaxhuar konfliktet globale dhe përbën një zhvillim të papritur jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se në Kuvend mungoi një analizë e thelluar mbi përfitimet dhe kostot që Shqipëria mund të ketë nga kjo ftesë, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin e Bordit të Paqes me OKB-në dhe BE-në, rolin konkret të Shqipërisë në të, si dhe implikimet politike dhe financiare të angazhimit në një nismë që mund ta vendosë vendin në...
Burimi:
sot.com.al