“Shqipëria mungon në Davos, s’është vend themelues i Bordit të Paqes”, Bardhi: Kosova mes 22 shteteve
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, gjatë seancës plenare të ditës së sotme, ngriti shqetësimin për mungesën e Shqipërisë në Davos, në një moment kur liderët botërorë po diskutojnë për paqen dhe sigurinë globale. Bardhi theksoi se, sipas njoftimit të fundit nga Shtëpia e Bardhë, Shqipëria nuk është pjesë e 22 shteteve themeluese të Bordit të Paqes, ndërsa Kosova është përfshirë. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po e përdorin ftesën e presidentit Donald Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për interesa personale dhe politike. Gazment Bardhi: Opozita nuk ka asnjë dilemë për marrëdhënien strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA. Çdo iniciativë që synon paqen ka pasur dhe do të ketë mbështetjen tonë. Ndryshe nga Edi Rama, ne nuk i...
Burimi:
vizionplus.tv